Shqipëria do të njohë nesër kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë qendrore të FIFA-s në Zyrih nesër në ora 12:00.
Kombëtarja shqiptare është pjesë e vazos së tretë. Ndërkaq, vazot e tjera janë të ndara si më poshtë:
Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia
Zvicra, Danimarka, Austria.
Vazo 2: Ukraina, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Rumani, Greqi, Sllovaki, Ҫeki, Norvegji.
Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Izraeli.
Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Bjellorusi, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani
Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Lituania.
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajn, San Marino.
Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Nations League dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur/zbritur nga ligat e NL do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A-F.
Referenca: ata.gov.al