Kur duhet hequr pema dhe zbukurimet e festave të fundvitit?

37

Pema e Krishtlindjes dhe Vitit të ri është një simbol i padiskutueshëm i këtyre festave.

Tani që festat mbaruan, radhën e ka pastrimi i shtëpisë dhe heqja e zbukurimeve dhe pemës së Krishtlindjeve. Pikërisht kjo duket sikur na kthen në normalitet.

Sipas traditës, që daton në shekullin e katërt, shumë të krishterë kanë shënuar fundin e sezonit të Krishtlindjeve në Natën e Dymbëdhjetë (ose 12 netë pas Krishtlindjes) – një mbrëmje e njohur gjithashtu si vigjilja e Epifanisë.

Epifania shënon ditën kur Tre Mbretërit (ose Të Urtët) vizituan foshnjën Jezus, dhe festohet ose më 5 janar ose 6 janar (në varësi të faktit nëse e llogaritni ditën e parë si Krishtlindje apo jo).

Megjithëse grupet e krishtera thuhet se nuk pajtohen se cila datë është e saktë, tradita dikton se Nata e Dymbëdhjetë është koha më e mirë për të hequr zbukurimet festive – përfshirë pemën tuaj.

Megjithatë, mbani parasysh se duhet ta hiqni pemën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri kur është koha më e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj, sepse nuk ka vërtet një përgjigje “të saktë” se kur duhet ta bëni.

syri.net