Kur një musliman shkodre niset me ”sha” nje katolik shkodre

445

Nga Taulant Kopliku

Gjithe sa shkruaj me poshte eshte nje histori e vertete dhe me personazhe reale……

Ka nja dy dite qe marre qendrim luftarak. Mendohem me u ul ne tastier e me t’iu shperviel katolikeve e me i mbyt krejt, meqe bomba nuk jam i afte me vu. Shume prej nesh e kane thy tastieren tashma. Edhe nga ana tjeter kane ba llogoret e na jane turr. Po na thone mongol e taleban.

Tash, thashe edhe une si musliman,  me babe Njazi dhe me gjysh Hamit, duhet me sha randshem me thane te drejten. Sa u ula, nisa me mendu se kush ka me e lexu. Mu kujtune direkt shoket e lagjes ku jam rrit e kam kalu pjesen ma te bukur te jetes. Renato, Fredi, Andi, Denisi, Herjoni, Elton, Elvis,Oliver. Yyyyy sa shume.

Dreq. I kam shoke prap. Disa ne Itali e disa ne Shkoder. Mezi presim me u mbledh me pi ndnje birre a ndonje ven. E flasim deri ne sabah per tana marrinat e botes, pervecse per hoxhe e prift.

Perpushem me vedi e s’me del inati. Mendoj me djallezi me i fshi per disa dite prej miqesise ne fb e mandej ketu jena, i kthej prap.

Ulem gezueshem me shkru, kur me kujtohehn do te tjere, shoke te mire fort, edhe pse ma te vone. Elvin qe sa here kthehem ne Shkoder, perfundojme te Elita e aty ulet me ne edhe Genti. Te dy katolike 24 karatesh. Kenaqena me biseda aty dy hapa prej kishes s’fretenve, e pak ma larg del diku njera minaret, por birra me krikell asht nam krejt.

Shkoj ne Tirane e me pret Ylli, katolik rrethinash :-), qe me con me zor te shpia diku andej nga Fresku. Ka raki super ne shpi se e ka gruan nga jugu( bektashi). ‘’Marrinat’’ tona nuk kane fund kur bahena edhe me Jetmirin. Per fe? Po ngacmohena. Ai me shan katoliket, e une muslimanet. Ata radikalet kuptohet.

Po shoket e Tv Rozafes, Berti, Blerti, Cesari apo Dorian. Medet se u bana hor sonte.

Por e kam nda menjen. Nuk kam ça me I ba askujt.

Aty, me kompjuter ne preher, kthej syte majtas e djathtas. Perkrah kam gruan, qe ka babe Nikolinin e nane Rozinen. Asht edhe motra e Gjergjit.

Mandej jane dy femijet e medhenj. Ata jane mbesa e nipi I Margarites e Marashit.

Ehhh, ça qenkam rrethu keq more njerez. Po i bjen me sha gjakun tem keshu a me duket.

Dal pak ne ballkon me u qetesu e me bjen telefoni:

‘’He maj nan si po kalon? A keni dal ndopa si dite e dile’’?

‘’He Kime….. ( se une jam fort ‘’modern’’ per ta thirr nane dhe e therras Kime). Ca bane? Si po kaloni?

‘’ Hiç per zotin. Mire. Na mblodhi Klara e na nxori nje darke per Bajram’’.

‘’Kush moj, kush’’?

‘’ Klara mor. Gruja e Marinit, shoqja jeme e punes’’.

‘’Ajo ty? Per Bajram’’?

‘’Po pra. Na mblodhi ne Velipoje, s’la kend me pagu. E ka kryt mushke’’.!!!

U ktheva, e mbylla kompjuterin. Pshtune katoliket prej meje. Tan shans jane. A I pshtoj dreka e Klares apo sa shkrujta ma siper ,hala nuk e kam vendos.

Milano, 3 Shtator 2017