Lajm i mirë/ Kreditë e buta, rritet shuma dhe afati i shlyerjes! Ja si përfitoni

129

Bashkia e Tiranës në zbatimin e programit social të strehimit nëpërmjet kredisë së butë ndryshoi disa kritere për përfituesit e kredive. Kjo si një reflektim mbi problematikat që u shfaqën gjatë procesit të parë që u zbatua në 2017. Kështu, së pari ka ndryshuar mosha e përfituesve, pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi.

Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç. Kjo me qellim që çifti përfitues i kredisë të ketë mundësi dhe të jetë i aftë për punë për të siguruar të ardhura për shlyerjen e kredisë deri në fund.

Së dyti, afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm.

Edhe ky ndryshim erdhi si rrjedhojë e problematikës që u has herën e shkuar ku familje të ndryshme përfituese e kishin të pamundur që të përballonin një këst të madh mujor të pagesës së kredisë. Tashmë me këtë ndryshim kësti do jetë më ulët dhe më i përballueshëm nga aplikuesit. Gjithashtu, ndryshe nga hera tjetër ka ndryshuar edhe shuma e kredisë që përfitojnë fituesit.

Nga 36 milionë lekë të vjetër që ishte shuma që përfitohej më parë për një familje me 2 deri në 3 persona, tashmë kjo shumë ka shkuar në 44 milionë lekë të vjetër. Kjo rritje i jep mundësi familjeve të reja që sigurojnë një shtëpi më të mirë dhe më të madhe se më parë.