Lajm i mirë për bujqësinë/ BE jep 146 milionë euro për fermerët shqiptarë

36

Një financim prej 146 milionë euro do të shkojë për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve, me qëllim zgjerimin e tij.

Bashkimi Europian ka miratuar buxhetin prej 122 milionë euro për programin IPARD 3, ndërsa 34 milionë euro vendosen në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Përmes këtij programi po ecet drejt akreditimit për 9 masa financimi duke e zhvilluar më tej këtë program në përputhje me objektivat e  qeverisë për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme.