Lajm i mirë për bujqësinë/ Dyfishohen eksportet e fruta-perimeve drejt tregjeve europiane

14

Eksportet bujqësore po vijojnë trendin e rritjes progresive, kryesisht drejt tregjeve europiane e më gjerë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se eksportet e fruta-perimeve, u rritën në vlerën 905 milionë lekë, për periudhën janar-shkurt 2021.

Kundrejt vlerës 573 milionë lekë që shënonin eksportet e këtij grupi, në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Nxitja e eksporteve bujqësore i adresohet përmirësimit të zinxhirit të tregtisë, ku impakt kryesorë kanë dhënë investimet në magazinimin dhe dhomat frigoriferike që po çojnë në eksporte gjithë vjetore të prodhimit bujqësorë, pavarësisht sezonalitetit.

Ndërkohë  rritja e prodhimit bujqësor vendas të qëndrueshëm ka sjellë përmbysje të shifrave për eksport/importet bujqësore duke iu afruar barazvlefshmërisë së këtij raporti me perspektivë rritjen e eksporteve made in Albania dhe uljen e importeve.