Lajm i mirë për shoferët/ Ja si do bëhet rinovimi i patentës, nuk ka rëndësi vendbanimi

674

Rinovimin e lejes së drejtimit, tashmë qytetarët mund ta marrin në çdo Drejtori Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor (DRSHTRR), pavarësisht vendbanimit të mbajtësit të lejes së drejtimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njoftoi se kjo është një tjetër risi që ofron DPSHTRR, në shërbim të qytetarëve.

Sipas DPSHTRR, qytetarët për të marrë lejen e drejtimit, mund të paraqiten në çdo drejtori rajonale me mjetin e identifikimit, certifikatën mjekësore me fotografi; lejen aktuale të drejtimit dhe të kryejnë pagesën 3500 lekë.

Për të gjitha rinovimet e lejeve të drejtimit të kategorisë B që janë me afat 3/5-vjeçar, ose janë me kufizime për shkaqe shëndetësore, tarifa është ulur në 2000 lekë (-43 %). Hapja e fashikullit për shërbim jashtë drejtorisë rajonale ku është gjendja civile, ka pagesë 600 lekë.

Rinovimi i lejes së drejtimit në çdo drejtori rajonale të shërbimit të Transportit Rrugor lehtëson mesatarisht 6900 qytetarë në vit, duke u kursyer kohë dhe para.

Qytetarët kursejnë në vit 1,161,211 km rrugë, 15,444,107 lekë dhe 2936 ditë pune.