Lajm i mirë/ Shqiptarët i ‘afrohen’ librit, rritet ndjeshëm numri i lexuesve

29

Në tremujorin e katërt të vitit 2019 (shtator-dhjetor), Biblioteka Kombëtare është frekuentuar nga 32 mijë e 332 persona, duke  shënuar rritje me 35,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, në rang vjetor, sipas INSTAT, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është rritur me 60,7 %, krahasuar me vitin 2018.

Referuar të dhënave të INSTAT, në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e katërt 2019 janë afishuar 1.180 tituj të rinj dhe 4.185 ekzemplarë të rinj. Numri i botimeve për vitin 2019 është 99.741 botime, duke shënuar rritje me 11,8 %, krahasuar me vitin 2018. Në vitin 2019, si numri i titujve të rinj dhe numri i ekzemplarëve të rinj është rritur.