Etika e punës,7 gjërat që ju bëjnë të rëndësishëm për punëdhënësin tuaj

43

Ekzistojnë shumë përkufizime për konceptin e etikës në punë. Nëse do të përdorim një përkufizim të thjeshtë për të do të ishte: ‘një grup parimesh morale që një punonjës përdor në kryerjen e punës së tij”.

Një përkufizim tjetër biznesi e përshkruan etikën e punës si “besimi në përfitimin moral dhe rëndësinë e punës dhe aftësinë e tij të qenësishme për të forcuar karakterin”.

Në thelb, etika e punës ka të bëjë me mënyrën se si e kryeni punën tuaj, ose përgjegjësitë që shoqërohen me të. Niveli i respektit që ju i tregoni bashkëpunëtorëve tuaj dhe njerëzve me të cilët keni kontakt çdo ditë dhe mënyra se si komunikoni dhe bashkëveproni me ta, përcakton gjithashtu etikën tuaj të punës.

Por kur mund ta përshkruani etikën tuaj të punës si të mirë dhe të fortë? Nga studime të shumta të kryera në këtë kontekst rezultuan disa specifika dhe elementë të veçantë të cilët e bëjnë etikën tuaj profesionale në të fortë dhe të suksesshme.

  1. Integriteti

Integriteti duhet të përshkojë çdo aspekt të punës suaj, nga mënyra sesi merreni me klientët tuaj, deri në mënyrën se si i trajtoni bashkëpunëtorët dhe eprorët tuaj. Do të thotë të bësh gjërat e duhura, në çdo kohë, edhe nëse askush nuk po i shikon, aq më pak shefi juaj. Ndikimi i saj më i madh shihet në marrëdhëniet tuaja me njerëzit përreth jush, kjo është arsyeja pse integriteti shihet si një nga përbërësit më të rëndësishëm të Besimit.

Sipas Robert Shaw, ju mund të fitoni një nivel të caktuar besimi nëse jeni në gjendje të arrini rezultate ndërsa demonstroni shqetësim për të tjerët dhe veproni me integritet gjatë gjithë kohës. Prandaj, formula: Rezultatet + Integriteti + Shqetësimi = Niveli i Mirëbesimit

  1. Theksi mbi cilësinë e punës

Nëse tregoni përkushtim dhe dedikim për të arritur rezultate shumë të mira në punën tuaj, atëherë etika juaj e punës do të shkëlqejë në fund. Ndërsa disa punonjës bëjnë vetëm minimumin më të afërt, ose atë që pritet prej tyre, ka nga ata që e tejkalojnë atë.

  1. Profesionalizëm

Fjala “profesionalizëm” shpesh shihet si diçka që është shumë e gjerë në fushëveprim, duke mbuluar gjithçka nga pamja juaj deri tek mënyra si silleni në prani të njerëzve të tjerë. Është aq e gjerë dhe në dukje gjithëpërfshirëse, sa shumë madje mendojnë që profesionalizmi barazohet me të pasurit e një etike të ngurtë pune.

  1. Disipline

Etika e punës është diçka që buron nga brenda. Disiplina përfshin përqendrim, përkushtim dhe vendosmëri nga ana juaj për të bërë atë që duhet.

  1. Ndjenja e përgjegjësisë

Në momentin kur u bëtë pjesë e organizatës dhe ju caktuan detyra specifike, ju keni një përgjegjësi që duhet të përmbushni. Nëse keni një etikë të fortë në punë, do të shqetësoheni të siguroheni se jeni në gjendje t’i përmbushni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja.

  1. Ndjenja e punës në ekip

Si punonjës, ju jeni pjesë e një organizate. Ju jeni thjesht një pjesë e një tërësie, që do të thotë se duhet të punoni me njerëz të tjerë. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni një gjë të tillë, kjo do të vë në diskutim etikën tuaj të punës.

  1. Si të demonstroni një etikë të fortë pune tek punëdhënësi juaj
  • Vendosni kompaninë në vend të parë (duke e pasur primare atë në mendime dhe veprime)
  • Menaxhoni kohën tuaj me mençuri (duke qenë korrekt, koherent dhe i përpiktë me afatet e para përcaktuara)
  • Jini i sinqertë (pranoni gabimet dhe mbani përgjegjësi për veprimet tuaja)
  • Mbani një performancë të ekuilibruar dhe të qëndrueshme në kryerjen e punës tuaj
  • Tregoni gjithmonë respekt (ndaj eprorëve por edhe kolegëve apo klientëve)
  • Ndiqni rregullat
  • Punoni me të tjerët (bashkëpunimi është çelësi i suksesit)
  • Qëndroni në formë dhe të shëndetshëm (kështu do të jeni në gjendje të mendoni më qartë, të merrni vendime më të mira dhe të gjykoni më mirë kur bëni punën tuaj).