Lajm i mirë/ Taksat vjetore të makinave i paguan Qeveria, cilët përfitojnë

83

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka vendosur që të mbulojë taksën vjetore të viti 2020 për 7,204 mjete.

Personat që përftojnë nga kjo takës dhe e kanë paguar do të kompensohen në pagesën pasardhëse.

E plotë

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, SJELL NJË SHEMBULL TË SHKËLQYER SOLIDARITETI NGA DPSHTRR PËR SEKTORIN E TRANSPORTIT RRUGOR TË PASAGJERËVE

NJË RAST I BUKUR KU NJË ENT PUBLIK ME VETËFINANCIM, NISUR DHE NGA REZULTATET E MiRA PËR 2019-ën OFRON, NGA TË ARDHURAT E VETA TË AKUMULUARA, TË MBULOJË 100% TAKSËN VJETORE (TVMP), PËR GJITHË VITIN 2020, PËR 7,204 MJETE!

🟢NGA KJO PAKETË SOLIDARE E DPSHTRR-së NË VLERËN 170,194,500 LEKË PËRFITOJNË 7,204 MJETE TË KATEGORISË:

🔺AUTOBUS (MBI 8+1),

🔺TRANSPORT QYTETËS,

🔺TRANSPORT RRETHQYTETËS,

🔺TRANSPORT NDËRQYTETËS,

🔺SHËRBIME TË RASTIT (TURISTIK BRENDA E JASHTË VENDIT),

🔺NDËRKOMBËTAR TË RREGULLT,

🔺TRANSPORT PËR PERSONELE,

🔺TRANSPORT PËR LLOGARI TË SUBJEKTEVE BRENDA E JASHTË VENDIT!

🟢KY AKT MBËSHTET NJËKOHËSISHT SUBJEKTET E LARTPËRMENDURA, BUXHETIN E SHTETIT DHE DIREKT BASHKITË!

🟢 INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE DO TË MUNDËSOJNË QË BRENDA MAJIT KJO PAKETË TË HYJË NË FUQI!📄

PS: ATA QË I KANË PAGUAR, DO TË KOMPENSOHEN NË MOMENTIN E PAGESËS SË TVMP PASARDHËSE!