Pensionet për muajin maj, Posta Shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

200

Edhe pse ka nisur hapja e vendit pas izolimit dhe madje janë tashmë shumë zona të gjelbra, disa njësi shërbimi do të vijojnë të jenë të kufizuara për kategoritë në rrezik. Një prej tyre është edhe Posta Shqiptare, e cila përmes njoftimit zyrtar bën të ditur se po vijon shpërndarja e pensioneve në shtëpi edhe përgjatë muajit Maj.

Madje, posta kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për të këshilluar prindërit dhe gjyshërit që të  mos paraqiten në zyrë postare, si dhe t’i ndihmojnë këta të fundit që për çdo paqartësi në lidhje me datat e pensionit të kontaktojnë në mënyrat tona të kontaktit.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera Posta Shqiptare:

Ju bëjmë me dije se edhe përgjatë muajit Maj, Posta Shqiptare do të vijojë shpërndarjen e pensioneve në shtëpi ? për të gjithë pensionistët ??? e Republikës së Shqipërisë ?, sipas të dhënave të dërguara në adresat tona të kontaktit.

Shpërndarja e pensioneve, do të vijojë të realizohet sipas grafikut të përcaktuar ?, për të cilin të gjithë pensionistët janë në dijeni.

Duke mirëkuptuar shqetësimin e pensionistëve për marrjen e pensioneve në kohë, kërkojmë nga ana e tyre respektimin e Urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë nr.156, datë 10.03.2020 për ‘‘Marrjen e masave të veçanta në parandalimin e perhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19’’ i cili kufizon lëvizjen e lirë të kësaj kategorie si mosha më e rrezikuar nga COVID-19.

Grumbullimi i pensionistëve në ambientet e zyrave postare nuk përshpejton procedurën e ndarjes së tyre, por krijon pengesë në punën e punonjësve të zyrave postare, të cilët gjatë kësaj periudhe kohe kanë punuar dhe po punojnë me shumë përkushtim në përfundimin me sukses të këtij shërbimi që për ne tashmë është një sfidë prej më shumë se dy muajsh.

Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në rrjetet tona sociale dhe në numrat e vënë në dispozicion, nga e hëna – premte, ora ⏰08:30-16:30⏰

Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!❤

Shpejt.Sigurt.Kudo. ??