Lajmi i mirë/ Dy treguesit pozitivë që Shqipëria po shkon drejt fitores në betejën me COVID-19

161

Shqipëria duket se po shkon drejt fitores në betejën me koronavirusin, pasi sot u shënuan vetëm 4 raste të reja, numri më i ulët i rasteve ditore pozitive në 8 javët e fundit.

Aktualisht, 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve.

Ndërkohë, prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Gjithsesi kërkohet kujdes nga të gjithë.