LAJMI I MIRË/ Nga 1 korriku hiqet tarifa roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor

25

Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Lajmi u bë i ditur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

“Nga 1 korriku i vitit 2021 do të nisin tarifat zero roaming në Ballkanin Perëndimor, ku do të jetë e përfshirë edhe Shqipëria. Duhet të mbani mend vetëm një gjë: të keni bateri mjaftueshëm në telefonin tuaj. Pra, të jetë i karikuar! Ky projekt është financuar nga BE-ja dhe mundësuar nga Këshilli rajonal i bashkëpunimit (RCC)”.

Duke filluar nga data 1 korrik 2021 do të aplikohet modeli RLAH (Roam Like At Home), i cili parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë, kur pajtimtarët e rrjeteve celulare të Shqipërisë të vizitojnë vendet e BP-së.

Marrëveshja për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia në Beograd, më 4 prill 2019.