Lajmi i mirë/ Po vjen fundi i pandemisë! Moderna njofton krijimin e vaksinës, është 95% efektive

35

Një tjetër lajm i mirë për njerëzimin. Një vaksinë e re që mbron nga Covid-19 është gati 95% efektive, tregojnë të dhënat e para nga kompania amerikane Moderna.

Rezultatet vijnë pak pasi kompania Pfizer njoftoi se vaksina e saj ishte 90% efektive, dhe shtojnë besimin në rritje se vaksinat mund t’i japin fund pandemisë dhe të shpëtojnë njerëzimin.

Moderna, përmes një reagimi,  thotë se është një “ditë e shkëlqyer”,ndërsa planifikon të aplikojë për miratim për të përdorur vaksinën në javët e ardhshme, shkruan SHQIP.

Kompania bioteknologjike tha se do të ketë 20 milion doza të gatshme për t’u dërguar në SHBA para fundit të vitit 2020 dhe shpreson të prodhonte 500 milion të tilla deri në një miliard doza globale vitin e ardhshëm. Ajo u provua në 30 mijë njerëz në SHBA, gjysmat e të cilëve morën dy doza të vaksinës në katër javë diferencë