LAJMI I MIRE/ Zero aksidente nga të rinjtë që morën patentën në 2019-n

19

Personat që kanë marrë patentën gjatë vitit 2019 nuk kanë shkaktuar thuajse asnjë aksident. Ky është një lajm i mirë për sigurinë rrugore.

Megjithëse numri i mjeteve dhe përdoruesve të rrugës shënoi rritje përgjatë vitit 2019, numri i aksidenteve në rrugët e vendit shënoi rënie.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se një rol të rëndësishëm në uljen e aksidenteve ka luajtur reforma për marrjen e lejes së drejtimit.

“Është inkurajuese që megjithë rritjen e përdoruesve të rrugës, mjete, drejtues mjeti, pedalues e këmbësorë, në 2019-ën, kemi rënie të numrit të aksidenteve dhe thuajse 0 aksidente nga të rinjtë që morën patentën ”, bën të ditur DPSHTRR.