FOTOT/ Investimet në Lezhë, si po transformohet lagjja “Bregu i Drinit”

26

Investimet vendore në Lezhë po vijojnë me ritme të larta, duke përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve dhe duke i dhënë një tjetër frymëmarrje qytetit.

Investimi më i fundit në infrastrukturë, i cili garanton mjedise publike me standarde bashkëkohore, po realizohet në lagjen ”Bregu Drinit. Bashkia Lezhë ka pësuar transformime të mëdha falë investimeve që janë bërë nga qeveria dhe autoritetet vendore.

Vetëm nga programi i rindërtimit, lagjja “Besëlidhja” dhe lagjja “Gurra” po transformohen rrënjësisht, bashkë me infrastrukturën rrugore rreth tyre.

Po ashtu investimet në sheshin e Lezhës dhe rikualifikimi i shëtitores së lumit Drin, janë dy nga investimet kryesore që po transformojnë qytetin.