Lakra e Brukselit, perimja që po u sjell fitime fermerëve të Divjakës

39

Fermerët tashmë jo vetëm që i janë kthyer punës në tokat e tyre , por madje po diversifikojnë prodhimin në fushën e bujqësisë për të rritur më shumë të ardhurat.

Shumë fermerë në zonën e Divjakës, janë të vetëpunësuar në serrat e tyre, ndërsa po orientojnë prodhimin tek lakra e Brukselit e cila është mjaft e kërkuar nga tregu i huaj.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë mbi 40 ha serra të mbjella me lakrën e vogël, që shkon e gjitha për eksport, teksa interesi i fermerëve për të kultivuar lakrën e Brukselit, është zgjeruar edhe në zona të tjera si Elbasan, Fier e Berat.

Nga qendra e eksporteve në Lushnjë, eksportohen në vit rreth 2800 tonë lakër Brukseli, kryesisht në Poloni dhe Lituani.

Lakra e Brukselit është një bimë shumë delikate dhe kërkon kujdes të shtuar nga fermerët për të ruajtur standardet dhe cilësinë e produktit. Ajo njihet për vlera të veçanta dhe është mjaft e kërkuar nga tregu i huaj.