Largimi i papastërtive, si të veproni me frutat dhe perimet

22

Mënyra më e mirë për të larguar papastërtitë është t’i lajmë perimet dhe frutat me ujë të freskët.

-Lajini ato në ujë të rrjedhshëm për 30-60 sekonda.
-Fërkojini që të largoni papastërtitë.
-Thajini ftutat dhe perimet me një peshqir të pastër ose letër.
-Përpara se t’i gatuani ose t’i prisni, pastroni mirë sipërfaqet e gatimit – enët, thikat dhe çdo gjë tjetër që do të përdorni.
-Lani duart me sapun dhe ujë.
-Përpiquni që të shmangni ruajtjen e perimeve dhe frutave për shumë kohë.
-Asnjëherë mos përdorni pastrues ose zbardhues për të larë frutat ose perimet e freskëta.