Libra falas për nxënësit e klasave 1-3, pa detyrimin për t’i dorëzuar në fund të vitit shkollor

21

Nxënësit e klasave nga e para në të tretën do të marrin çdo vit libra falas, pa pasur detyrimin për t’i dorëzuar në fund të vitit.

“Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas çdo vit. Pra nxënësit të mos kenë detyrimin që në fund të vitit shkollor ti dorëzojnë tekstet për ti përdorur nxënësit e tjerë.” bën me dije ministria e Arsimit.

Ndërsa nxënësit nga klasa e 4 deri në të 9-ën do të vazhdojnë rregullin e mëparshëm. Pra pasi i përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër.