Librazhd, 35 familje përfitojnë banesa me kosto të ulët

345

Merr fund odisea e pritjes së njëzetë familjeve, të cilat prej më shumë se 20 vitesh jetojnë në konviktin e shkollës së mesme në Librazhd. Bashkë me 15 familje të tjera në nevojë për strehim ato së shpejti do të strehohen në apartamentet e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave.

Ky objekt banimi i investuar nga Enti Kombëtar i Banesave me një vlerë tetëdhjetë e nëntë milionë Lekë (89 665 635 lekë me TVSH), është projektuar dhe ndërtuar me parametrat e efiçencës së energjisë, normave të ndërtimit të përcaktuara për aksesueshmërinë nga personat me aftësi të kufizuar dhe standarde bashkëkohore ndërtimi. Objekti 8 katësh përveç 35 apartamenteve ofron edhe 1 kat shërbimi.

35 familjet që do të strehohen në këto apartamente jo vetëm do të jenë pronarë të një banese mbas 20 viteve pritje, por dhe do të paguajnë 50% më pak për faturat e tyre të energjisë.

14289896_649846678523760_1735528071653306363_o14380060_649860261855735_791081371644227788_o14361248_649860248522403_7098132205545478252_o14324229_649860138522414_6670649268128350977_o14324188_649857838522644_5996638233322635955_o14324147_649858651855896_7253557737424386637_o14258103_649858381855923_8689840959432127024_o