Lista/ 1.15 miliardë € ndihma ndërkombëtare për Shqipërinë, ja kush dhuroi më shumë

45

Si kurrë më parë, Shqipëria mblodhi plot 1.15 miliard euro në formë dhurate dhe huaje me interes minimal. Bashkimi Evropian i dhuroi Shqipërisë 100 milionë euro, ndërsa Komisioni Evropian 15 milionë.

BE + KE – 115 milionë euro dhuratë (grante)
Franca– 100 mln euro projekte+ 60 mln euro hua
Emiratet e Bashkuara- 2000 njësi banimi me vlerë 70 mln euro
Italia – 65 milione euro ne total (60 mln euro projekte + 5 milione euro grant)
Turqia- 46.3 mln euro përfshirë edhe 500 apartamentet
Gjermania– 11 mln euro grante+kopshte, shkolla
Zvicra– 9 mln euro grante (Në dhjetor ka ofruar ndihma për rindërtimin e 5 qendrave shëndetësore)
Greqia– 2.5 mln euro dhe 200 shtëpi
Suedia- 5.6 mln euro grante (nga këto 3 milionë euro për programet sociale)
Katari– 5 milionë dollarë amerikanë grante (dhe 500 mijë dollarë i ka dhuruar menjëherë pas tërmetit)
SHBA – Afro 5 milionë dollarë…4.7 mln dollarë sot + 800 mijë dollarë më herët (ndër to 3.9 grante, 60 mijë $ për Kryqin e Kuq, 800 mijë $ për monumentet kulturore)
Holanda– 3 mln euro grante
Danimarka– 2.7 mln euro grante – në total (2 milionë euro grante) 5 milion korona dhënë më parë për Kryqin e Kuq
Polonia– 2.7 mln euro grante
Japonia – 2.5 mln euro grante
Norvegjia– 2.1 mln euro
Serbia– 2 mln euro grante
Britania e Madhe– 1.189 mln euro grante
Austria – 1 mln euro grante për strehimin
Kroacia- 1 mln euro pak ditë më parë
Azerbajaxhan–  1 milionë euro (500 mijë euro grante sot në Konferencë + 500 mijë euro kur ra tërmeti)
Mali i Zi-  Ka dhuruar 750 mijë euro në total (Sot dhuroi 500 mijë, 250 mijë euro më herët)
Kosova– 200 mijë euro grante+ 500 mijë euro më herët
UNICEF– 500 mijë euro grante për shkolla dhe kopshte
Rumania– 420 mijë euro grante
Çekia – 380 mijë euro grante për një shkollë
Sllovenia – 300 mijë euro grante për ndërtimin e një shkolle
Finlanda – 300 mijë euro grante
Irlanda–  300 mijë euro, i ka dhënë më herët
Republika e Koresë– 300 mijë dollarë grante
Sllovakia – 250 mijë euro grante për arsimin + asistencë tenike
Hungaria – 250 mijë euro grant për kishat (banka hungareze më e madhe ka dhënë më herët 500 mijë euro)
Bullgaria– 220 mijë euro (120 mijë euro të dhëna pas tërmetit, 100 mijë grante sot për rindërtimin)
Luksemburgu– 100 mijë euro grante + 150 mijë euro për UNICEF për fëmijët
Maqedonia e Veriut -97 mijë euro grante (të dhuruara më parë, ndihmë fillestare)
Bosnje Hercegovina- 50 mijë euro grante
Lihtenshtajni–  100 mijë euro në total (50 mijë euro grante sot, 50 mijë euro pasi ra tërmeti)
Brunei – 50 mijë $ grante
Algjeria– 50 mijë euro grante për procesin e rindërtimit
Spanja- 25 mijë euro

Bankat

Grupi i Bankës Islamike–  365 milionë euro hua në 5 vitet e ardhshme – Sot, 50 milionë euro hua për rikuperimin e biznesit.
Banka Botërore – 160 milionë euro hua (85 milionë euro për rindërtimin, 6 milionë euro për spitalet, 6 milionë nga BERZH për pajisje dhe spitalet e prekura nga tërmeti)
Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim – 100 milionë euro hua, 500 mijë euro grante
Banka Europiane e Investimeve – 2.5 milionë euro grante për përtëritje ekonomike, dhe 100 milion euro disponibilitet për hua (për rindërtimin, për rimëkëmbjen e bizneseve dhe projekte strehimi)
BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) ofron 18 milionë euro hua për sistemet e ujësjellës kanalizimeve, në zonat ku dëmet janë më të mëdha