Loti III/ Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës

155

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës, Lot III (Ura e Laskos-Kuç dhe Ura e Laskos-Qeparo).

Projekti pritet t’i japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut, specifikisht në zonën e Lumit të Vlorës, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe ridimensionim e sektorit të turizmit si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale dhe rajonale.