Luiza Gega, e 13-ta në kampionatin botëror

28

Luiza Gega u rendit e 13-ta në garën e 3000 metrave në Botërorin në salla të mbyllura që po zhvillohet në Beograd.

Atletja shqiptare kaloi finishin me kohën 8 minuta, 52 sekonda e 97 të qintat përballë një konkurrence të fortë.

Ajo synonte të përfshihej në gjashtë më të mirat, por gjithsesi Gega mbetet një kampione që na bën krenarë.

Luiza Gega ishte e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në këtë kampionat.