Lumi, gjeniu shqiptar 7-vjeçar del më i miri në garën mes 52 shteteve

16

Lum Rrahmani është 7-vjeçari nga Kosova i cili ka triumfuar mes 25 mijë konkurentëve në Dubai, gjatë një gare ndërkombëtare matematike.

Javën e kaluar, në mesin e 52 shteteve Lumi është renditur i pari në garën ndërkombëtare të organizuar nga Brainobrain të mbajtur virtualisht në Dubai.

“Kemi pas vetëm 3 minuta me i përfunduar të gjitha detyrat për t’i bërë të gjitha detyrat mirë. Ndjehem shumë krenarë, sepse trofeu është diçka e madhe” tha ai.

Më tej mamaja e tij Linda Rrahmani tregoi se është hera e tretë që Lumi shpallet kampion.

“Jam jashtëzakonisht krenare, Lumi është hera e tretë që po shpallet kampion në këtë garë dhe një emocion i papërshkrueshëm. Është interesante sepse tek BrainoBrain kërkohet shpejtësia edhe saktësia.Kanë pasur 44 detyra, mbledhje, pjestim, shumëzim dhe është dashur t’I përfundojnë brenda asaj kohe. Kanë qenë gjithsej 15 fëmijë nga Kosova, edhe kanë konkuruar për kategori dhe mosha të ndryshme. Lumi për kategorine e vet dhe për moshën e vet e ka zënë vendin e parë.”

Prindërit e tij janë befuar ndërsa në moshën 3-vjeçare, gjeniu i vogël mësoi të lexonte e të bënte llogari.

“Ne e kemi kuptuar që prej moshës 3 vjeçare, aty ka filluar të lexojë rrjedhshëm, më pas me numra dhe llogaritje, në fillim mendonim si është e mundur më pas me kalimin e kohës e kemi testuar dhe kemi folur më psikologët që e vunë në pah inteligjencën e tij” tregoi ajo.