Prezantohet “eTransport”, së shpejti biletat do rezervohen online

10

Për herë të parë në Shqipëri, do të implementohet platforma “eTransport” për biletimin elektronik në rrjetin e linjave ndërqytetëse dhe të udhëtarëve.

Ky investim strategjik synon implementimin e biletimit elektronik brenda vitit 2023 dhe digjitalizimin e këtij shërbimi, instalimin e pajisjeve për transaksionet në mjete dhe terminale, si edhe ofrimin në kohë reale të aksesit të udhëtarëve, përmes aplikacioneve mobile e online, në një eksperiencë të re udhëtimi me rrjetin e linjave ndërqytetëse por edhe duke sjellë një kthesë epokale në formalizim, menaxhim transparent dhe mbështetje për operatorët dhe konsumatorin.

Platforma “eTransport” do të jetë e mundësueshme online ku do të tregoj të gjitha terminalet, linjat e autobusave në dispozicion, oraret në të gjitha vendet e Shqipërisë.