Makinat elektrike do të karikohen në vetëm 10 minuta! – Inxhinierët zbulojnë mënyrën

33

Inxhinierët kanë zbuluar një mënyrë për të karikuar makinat elektrike me kapacitet të plotë në vetëm 10 minuta, duke kapërcyer një nga pengesat më të mëdha të elektrifikimit të automobilëve.

Makinat elektrike aktualisht kërkojnë më shumë se një orë për tu karikuar plotësisht, disa modele kërkojnë edhe më shumë kohë. Bateria litium-jonike e krijuar është e aftë për të udhëtuar deri në 300 milje.

“Përveç karikimit të shpejtë, ky dizajn na lejon të kufizojmë kohën e ekspozimit të baterisë në temperatura të larta, duke gjeneruar kështu një jetë shumë të gjatë të ciklit,” tha autori Chao-Yang Wang, një inxhinier mekanik në Penn State University.

“Procesi i karikimit jashtëzakonisht të shpejtë mund të kryhet pa shkaktuar dëme të konsiderueshme në bateri”, shtoi profesori.

Studiuesit tani shpresojnë të përmirësojnë këtë kohë ngarkese në vetëm pesë minuta.

“Ne jemi duke punuar për të ngarkuar një bateri të dendur energjie të automjetit elektrik në pesë minuta pa e dëmtuar atë,” tha z. Wang. “Kjo do të kërkojë elektrolite shumë të qëndrueshme dhe materiale aktive përveç strukturës së vetë-ngrohjes që kemi shpikur.”