Kroçera “La Belle De L’Adriatique” sjell dhjetëra turistë francezë në Vlorë

14

Kroçera “La Belle De L’Adriatique” me 72 pasagjerë francezë mbërriti sot në portin e Vlorës. Porti i Vlorës bën të ditur se “edhe pse sezoni turistik veror ende nuk ka nisur, porti i Vlorës vazhdon të mirëpresë turistët nga shtete të ndryshme të botës”.

Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do të vizitojnë kalanë e Kaninës dhe Apoloninë e Fierit. Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik do të jetë një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

Mbërritja e kroçerave është pjesë e axhendës së Mesdheut, ku qyteti i Vlorës tashmë zë një vend të veçantë. Mjaft agjenci turistike janë përfshirë në këtë drejtim, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet më tej në javët në vazhdim.

Javën që kaloi kroçera ““La Belle De L’Adriatique” solli 81 turistë nga vende të ndryshme të botës, në portin e Durrësit.