Malësi e Madhe/ Rindërtohen 3 qendra të reja shëndetësore, shërbime më cilësore për 2500 banorë

9

Rindërtohen dhe pajiset me aparatura mjekësore moderne tre qendra shëndetësore në zonat Zagore, Polvar dhe Dobër të bashkisë Malësi e Madhe, duke siguruar një standard të ri shërbimi për banorët e zonave të këtyre fshatrave dhe të rrethinave pranë tyre.

Investimet në shëndetësi në këto zona, sipas standarde më të mira përmirësojnë ndjeshëm ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj  rreth 2 500 banorëve.

Qendra shëndetësore në zonat e Zagores, Dobërës dhe Polvarit do të kthehen në qendra me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, për t’i ardhur në ndihmë banorëve në çdo moment.