Maliq/ Rriten me 400 hektarë sipërfaqet e mbjella me grurë krahasuar me një vit më parë

10

Në bashkinë e Maliqit, fermerët i janë rikthyer kultivimit të grurit duke rritur ndjeshëm sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë, krahasur me një vit më parë.

Këtë vit, fermerët e Maliqit kanë mbjellë me grurë mbi 3 mijë hektarë tokë, ose 400 hektarë më shumë se në vitin 2019.

Për fermerët e kësaj zone kultivimi i grurit është traditë e kahershme. Por gjithashtu, vijoi ai, gruri është një prodhim më i sigurtë për shitje pasi grumbullohet shpejt nga mullinjtë e blojes, të cilët e vlerësojnë si më cilësor prodhimin e vendit.

Aktualisht në fshatin Pojan, Njësia Administrative Pojan, ka nisur tashmë korrja e grurit.
“Pritet që rendimentet këtë vit të jenë më të larta se vitin e kaluar, siç shprehen dhe vetë fermerët. Vetëm tek një parcelë pritet një rendiment prej mbi 85 kv/ha grurë.