“Maratona e Tiranës” në datën 09 Tetor 2016

422
Runners at a Marathon

Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Sporteve Profesionale dhe Komunitare dhe në bashkëpunim me Federatën e Atletikës do të organizojë projektin sportiv “Maratona e Tiranës” në datën 09 Tetor 2016, me disa kategori; si  nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, paraplegjikët dhe çdo qytetar shqiptar dhe të huaj.

Kjo maraton në përputhje me politikat e Bashkisë Tiranë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv  në qytet. Si edhe ndihmon për ta kthyer fokusin  në aktivitete me bazë angazhimin fizik. Realizimi i kësaj gjysëm maratone do të sjellë krijimin e traditës sportive nëpërmjet Bashkisë Tiranë dhe zhvillimin e kapaciteteve sportive për të ardhmen.

Organizimi:

Drejtoria e Sporteve Profesionale dhe Komunitare, do të mbajë përgjegjësinë kryesore për organizimin e këtij eventi, në mënyrë që ky projekt të arrijë në nivelin e standarteve profesionale.  Në mënyrë të çertifikuar nga … dhe të përfshihet për vitet në vazhdim, në kalendarin e Maratonave Ndërkombëtare.

Në Maratonën tonë do të marrin pjësë katër kategori, konkretisht:

Fun Run – 1km, të cilët do të jenë nxënësit e shkollave të mesme, të Tiranës.

Hand Bike – 2 km, të cilët do të jenë kategoria e paraplegjikëve.

Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptarë apo i huaj.

Half Marathon (femër/mashkull), çdo qytetar shqiptarë apo i huaj.

Përfshirja e nxënësve synon, edukimin e të rinjve në pjesmarrjen e aktiviteteve social-kulturore dhe edukative. Duke patur synimin gjithpërfshirës nuk mund të linim të përjashtuar edhe kategorinë e paraplegjikëve, si një pjesë mjaft delikate e shoqërisë tonë.

Për organizimin e këtij eventi, përveç partnerëve si organizmat zyrtare dhe sponsorave, do të kemi gjithashtu nevojën për bashkëpunim me vullnetarë. Të cilët sipas përllogaritjes do të jenë rreth 300 persona, kryesisht të rinj, të thirrur përmes organizatave rinore të cilat operojnë në qytetin tonë.

Këta vullnetarë, do të vijnë në shërbim sipas ndarjeve të detyrave specifike, për një mbarëvajtje sa më të mirë të eventit. Secili prej këtyre vullnetarëve do të trajnohet më herët dhe në fund do të shpërblehet me një çertifikatë mirënjohjeje.

Për të patur një pjesmarrje sa më të madhe dhe gjithëpërfshirje territoriale, detyra jonë mbetet të shpërndajmë lajmërimin mbi eventin në media (television, gazeta, rrjetet sociale), fletpalosje, postera.  Ky material promocional do të jetë i unifikuar, me logon e bashkisë, logon e eventit, bashkëpuntorëve dhe sponsorave.

Regjistrimet për pjesmarrje do të bëhen në formatin elektronik në website të Maratonës si edhe në 3 çadrat e regjistrimit të cilat do të vendosen tek Piramida, tek diga e Liqenit Artificial si edhe tek Muzeu Historik Kombëtar. Këto çadra do të qëndrojnë të hapura nga data 6 deri me 8 tetor, për 3 ditë vullnetarët do t’i mbajnë të hapura këto çadra nga ora 09.00 – 21.00 me dy turne. Ndërsa ditën e garës do qëndrojë e hapur vetëm çadra tek Muzeu Historik Kombëtar, për të gjithë të vonuarit nga ora 8.30 – 09.15.

Maratona do të ketë vijën e START/FINISH, në kryqëzimin midis Rr. Ded Gjo Luli dhe Rr. e Durrësit, në krahun e Muzeut Kombëtar Historik. Në këtë zonë do të ngrihen 8 + 1 çadra përkatësisht.

  1. ÇADRA E ELEKTRONIKËS – Do të jetë çadra ku do të vihen pajisjet për çipat e atletëve.
  2. ÇADRA E SHTYPIT – Do të jetë çadra ku do të qëndrojnë gazetarët të cilët do të raportojnë mbi garën.
  3. ÇADRA E MJEKVE – Do të jetë çadra ku do të vendoset shërbimi mjeksor, në rast nevoje.
  4. ÇADRAT E VESHJEVE FEMRA – Vendi ku do të ndërrohen garuesit femra dhe do të lejnë çantat e tyre.
  5. ÇADRAT E VESHJEVE MESHKUJ – Vendi ku do të ndërrohen garuesit meshkuj dhe do të lejnë çantat e tyre.
  6. ÇADRA E USHQIMEVE – Do jetë vendi ku do të shpërndahen, fruta, ujë dhe pije energjike për vrapuesit.
  7. ÇADRA E GJYQTARËVE– Eshtë çadra ku do të qëndrojnë 3 gjyqtarët kryesorë të garës.
  8. QËNDRA E ZËRIT – Vendi ku do të qëndrojë fonia, e nevojshme në rast se bie shi.
  9. ÇADRA VIP – Pranë kësaj çadre do të qëndrojnë Kryetari i Bashkisë, partnerët dhe sponsorat përgjatë garës.

Garuesit duhet të paraqiten që në orën 08.00, në mënyrë që të tërheqin çipin e kontrollit dhe numrin përkatës  për garën. Nisja e garës do të fillojë sipas kategorive:

Ora 10.00 – Fun Run – 1km

Ora 10.10 – Hand Bike – 2 km

Ora 10.20 – Run (femër/mashkull) 10 km

Ora 10.30 – Half Marathon (femër/mashkull)

Përgjatë gjithë itinerarit, çdo 2 km në të dyja krahët e rrugës do të ketë nga një water-point, të cilat do të mbulohen me shërbim nga vullnetarët. Në këto pika do të ketë përkatësisht 5 vullnetar, të cilët do të shpërndajnë ujin për vrapuesit, do të largojnë pengesat nga rruga, do të vëzhgojnë sëbashku me arbitrat nëse ndonjë nga garuesit do të thyej rregullat e garës dhe për çdo rast të jashtëzakonshëm.

Për secilin pjesëmarrës do të ketë nga një shpërblim të formës si më poshtë.

Garuesit do të shpërblehen me çmime, sipas tabelës më poshtë:

Pozicionimi Handbike Run 10 km / F Run 10 km/ M HalfM / F HalfM/M FunRun F/M
I 50.000 ALL 50.000 ALL 50.000 ALL 50.000 ALL 50.000 ALL Certifikat
II 30.000 ALL 30.000 ALL 30.000 ALL 30.000 ALL 30.000 ALL Certifikat
III 15.000 ALL 15.000 ALL 15.000 ALL 15.000 ALL 15.000 ALL Certifikat

 

Do të ketë medalje për të gjithë disiplinat përveç disiplinës së Fun Run.

Dhe Kupa për fituesit e tre vendeve të para përveç disiplinës së Fun Run.

Bashkëpuntorët në këtë aktivitet do të jenë:

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për Pikat Waterpoint.

Policia e Shtetit për ndalimin e Qarkullimit Rrugor në Kryqëzimi i Rrugëve Ded Gjo Luli me Rr, e Durrësit deri në kilometrin 10.5 (pas mbikalimit të Rinasit).

Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me asistimin e dy ambulancave dhe çadrën e mjekëve.