Mbahet edicioni i 5-të i “Gurra Folk Fest”

20

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në bashkëpunim me Zyrat Vendore të Arsimit dhe Bashkinë Sarandë organizuan finalen e edicionit të pestë të festivalit rajonal të shkollave të mesme “Gurra Folk Fest”.

Skena e improvizuar e kalasë së Lëkursit në Sarandë u ngjyros nga kostumet popullore dhe performancat e rreth 200 nxënësve nga nëntë shkolla të mesme finaliste nga bashkitë e Vlorës, Sarandës, Himarës, Delvinës, Selenicës, Finiqit dhe Konispolit ku magjishëm u bënë bashkë e folën me një zë trashëgimia kulturore materiale me atë shpirtërore.

Interpretuesit dhe shkollat më të mira u vlerësuan me disa çmime nga juria e festivalit “Gurra Folk Fest”.

/ata.gov.al