30% rritje page për pedagogët

2

Pedagogët në të gjitha universitetet publike të vendit do të kenë 30% rritje të pagës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha sot se vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.

Vitin e kaluar në shtator u morë vendimi për rritjen me 15% të pagave të pedagogëve, ku 7% u rrit nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë universiteteve. Këtë herë është marrë vendimi për një rritje më të madhe, e cila do të jetë 30% në pagën e pedagogëve ku 20% do të jetë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë institucioneve të arsimit të lartë.

Përfitues do të jenë 4237 punonjës, staf akademik i universiteteve.

/ata.gov.al