Të rinj nga Kukësi dhe Hasi vizitojnë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit, në Prizren

1

Të rinj nga Kukësi dhe Hasi vizituan së fundmi Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, Kosovë, si pjesë e projektit Brain Circulation, financuar nga ambasada e SHBA.

Ambasada e SHBA në Tiranë bëri të ditur sot se, projekti synon të krijojë një rrjet palësh të interesuara që punojnë së bashku, përmirësojnë mundësitë për të rinjtë dhe nxjerrin në pah historitë e suksesit të sipërmarrësve të rinj në Shqipëri.

Pjesëmarrësit në projekt përfshijnë gjithashtu diasporën e të rinjve të rikthyer dhe po i ndihmojnë të rinjtë në rajon të përmirësojnë njohuritë dhe mundësitë e tyre të karrierës.

/ata.gov.al