Mbështeten me mjete ndihmëse për 32 persona me aftësi të kufizuara

22

Programet e veçanta që financohen nga organizatat e huaja dhe shteti shqiptar po mbështeten personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë, duke u ardhur atyre në ndihmë me mjete të ndryshme që lehtësojnë integrimin e tyre në jetën e përditshme.

Institucionet e linjës në partneritetet me organizatat e shoqërisë civile dhe PNUD Albania, po zbatojnë në vendin tonë projektin “Asnjë të mos mbetet pas”, i cili ka në fokus fuqizimin e personave me aftësi të kufizuar.

Qëllimi i këtij partneriteti është që personat me aftësi të kufizuara të flasin për të drejtat e tyre dhe të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme në procese vendimmarrëse, të cilat ndikojnë në akses më të mirë në shërbime cilësore, si për veten, ashtu edhe për anëtarët e familjeve të tyre.

32 persona me aftësi të kufizuara, janë pajisur me deambulatorë, paterica, bastunë dhe mjete të tjera të teknologjive ndihmëse.

Ndërsa ofrimi i shërbimit të specializuar dhe fuqizimi e zgjerimi i rrjetit të referimit dhe të vlerësimit, po zgjerohet për këtë komunitet në kuadrin e Programit të përbashkët të UNDP Albania “Leave no one Behind/Askush të mos mbetet pas” i cili mbështetet nga qeveria shqiptare dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).