Mbi 457.1 mln lekë për rikonstruksionin e tre shkollave profesionale

89

Arsimi profesional është përcaktuar si një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në këtë kuadër, kjo e fundit ka hapur ditën e sotme procedurat e tenderimit për rikonstruksionin e tre shkollave të mesme profesionale në Gjirokastër, Kavajë dhe Elbasan. Në total, fondi limit për këto investime kap shifrën e më shumë se 457.1 milionë lekëve.

Më konkretisht, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit shkolla e Mesme Profesionale (Industriale) “Thoma Papapano” në Gjirokastër.

Shkolla profesionale “Sali Ceka” në Elbasan është një tjetër godinë e cila do të restaurohet.

Ndërkohë, tenderi i tretë i hapur nga MFE është për rikonstruksionin e shkollës së Mesme Profesionale “26 Marsi” në qytetin e Kavajës, projekt për të cilin është në përcaktuar një fond limit prej më shumë se 155.4 milionë lekë.