Aplikacioni “Tirana Ime” vlerësohet me çmimin “Shërbimi Publik i Vitit”

42

Aplikacioni “Tirana Ime”, një mjet i dobishëm në duart e qytetarëve për të raportuar çdo problematikë që hasin në kryeqytet, mori dje çmimin “Shërbimi Publik i Vitit” nga Albanian ICT Awards, platforma që vlerëson risitë teknologjike në Shqipëri.

“Tirana Ime” është një prodhim i Vodafone Albania dhe Bashkisë së Tiranës, në të cilën veç opsioneve për raportimin e problemeve dhe monitorimin e trafikut në kohë reale, është shtuar edhe opsioni i monitorimit online i ndotjes së ajrit në 4 pika të ndryshme të kryeqytetit.