Mbi 600 mijë turistë vizituan gjatë 2022 vendet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

8

Vendet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë çdo vit e më shumë po tërheqin gjithë e më shumë vizitorë vendas dhe turistë të huaj.

Gjatë vitit 2022, numri i vizitorëve në objekte të trashëgimisë kulturore, ka qenë dy herë më shumë se në vitin 2021.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Kulturës, gjatë 2022-shit, numri i vizitorëve shënoi shifrën 689.283, kundrejt 423.565 vizitorëve që ishin në vitin 2021.