Mbi 92 mijë persona vizituan Shqipërinë për biznes e arsye profesionale në 11 muaj

33

Mbi 92 mijë persona vizituan Shqipërinë për të bërë biznes dhe për arsye profesionale gjatë 11 muajve të këtij viti.

Politikat kryesore të vendit gjatë viteve të fundit kanë rezultuar në një kuadër të liberalizuar ekonomik dhe kanë sjellë një përmirësim të kushteve të bërjes biznes dhe thithjen e investimeve të huaja direkte.

Sipas raportit mbi lëvizjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj të publikuar nga Instituti i Statistikave numri i vizitave për qëllime biznesi dhe profesionale është bërë 92.002 në vitin 2019 (janar- nëntor), në një kohë që në vitin 2018, për të njëjtën periudhë, hyrjet në vend për të njëjtat qëllime numëroheshin 80.557.

Ndryshimi vjetor është 14.2%, i përkthyer në shifra, 11.445 vizita biznesi më shumë.

Numri total i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri përgjatë këtij 11 mujori të vitit është 6.117.330, me një rritje prej 8.3%, krahasuar me një vit më parë. Në 2018, vizitat e huaja në vend përgjatë periudhës janar-nëntor ishin 5.646.104