‘Mbreti’ i verës, ja përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore të pjeprit

25

Pjepri është “mbreti” i verës dhe nuk duhet të mungojë në tavolinën tuaj. Këto janë disa nga benefitet më të rëndësishme shëndetësore, që pjepri ka:

Pjepri përmban një numër të madh të vlerave ushqyese- Pjepri përmban një numër të madh të përbërësve ushqyes. Ata përmbajnë 0 yndyrë, përmbajnë shumë pak kalori, vitaminë C, vitaminë B si dhe magnez.

Stabilizon shtypjen e gjakut– Në përgjithësi shumë fruta dhe perime kanë aftësi të përmirësojnë shtypjen e gjakut.

Përmirësojnë shëndetin e eshtrave– Pjepri ka disa përbërës ushqyes, që kanë rol në mirëqenien e eshtrave. Prania e vitaminës K dhe magnezit në pjepër ju siguron eshtrave fortësi.

Përmbajnë sasi të lartë të ujit dhe elektroliteve– Nëse dëshironi të mbani trupin të hidratuar, gjëja e parë që ju bie në mend është të pini ujë. Mirëpo edhe frutat siç është rasti me pjeprin kanë një sasi të lartë të ujit dhe ju mbajnë të hidratuar.

Pastron lëkurën– Ngrënia e pjeprit mund të përmirësojë shëndetin dhe pamjen e lëkurës, për shkak se përmban një sasi të lartë të vitaminës C.

Forcon sistemin imun– Vitamina C është e njohur për përmirësimin dhe forcimin e sistemit imunitar. Shumë hulumtime, kanë treguar se vitamina C mund të parandalojë infeksionet dhe inflamacionet.

Përmirëson tretjen– Pjepri përmban fibra dhe përbërës të tjerë, që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të sistemit tretës.

Përmirëson shikimin– Pjepri përmban dy antioksidantë shumë të rëndësishëm siç janë: luteina dhe zeaksantina. Këto dy antioksidantë përmirësojnë shëndetin e syve dhe parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të syrit.