Media norvegjeze, “Moss Avis”: Shqipëria, një nga destinacionet më tërheqëse për të udhëtuar

3

Çmimet e përballueshme dhe plazhet fantastike po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë drejt Shqipërisë, shkruan në një artikull Sigrid Edin Holmsen, të botuar në të përditshmen norvegjeze “Moss Avis”.

“Shqipëria është shfaqur si një nga destinacionet më të kërkuara pas pandemisë”, tha drejtori i përgjithshëm i “Tema-Reiser”, David Karlsson.

“Shumë turistë e zgjedhin Shqipërinë pas rekomandimeve nga miqtë dhe familjarët”, shtoi ai.

“Megjithatë, shumë vizitorë mbeten të befasuar pasi vendi është shumë më i bukur se sa ata e mendonin”, tha ai.

PLAZHE TË BUKURA: Plazhet fantastike, perlat e panjohura dhe çmimet e ulëta theksohen shpesh si avantazhet e Shqipërisë. Plazhi Mango në Sarandë.

“Shqipëria është një vend mikpritës, i përballueshëm, me natyrë të bukur dhe mundësi të mëdha për ecje”, tha Karlsson.

“Mendoj se shumë njerëz kanë krijuar një imazh të Shqipërisë bazuar në pamjet televizive të viteve 1980, kur vendi ishte një nga vendet më të izoluara të Evropës të Bllokut Lindor. Por pasi e vizitojnë, mbeten të befasuar nga vendi shumëngjyrësh dhe i ngrohtë”, tha Karlsson.

Sipas operatorëve të mëdhenj turistikë në Norvegji si “Apollo”, “Tui” dhe “Ving”, Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e një numri në rritje turistësh, të cilët kanë shfaqur një interes të madh, si për turne me paketë, ashtu edhe për pushime fleksibël me mundësinë e vendosjes së fluturimeve dhe akomodimit individualisht.

Shqipëria jo vetëm që është më e lirë se Greqia fqinje, por ka edhe shumë alternativa unike për të ofruar.

SARANDA: Saranda është qyteti më i rëndësishëm turistik në Rivierën Shqiptare me rreth 35 000 banorë.

Përvoja krejtësisht të reja ushqimore

Sipas Karlsson, kuzhina mbetet një nga elementet më befasuese në Shqipëri.

Kuzhina shqiptare përshkruhet si një ndërthurje e larmishme e kuzhinës mesdhetare dhe gatimit ballkanik në shtëpi.

PJATA MESDHETARE: Një vakt shqiptar që shpesh përbëhet nga pjata të vogla të ndara, gjatë të cilit shërbehen prodhime vendase, si ullinj, djathë, bukë dhe mish të pjekur, nga rajoni shqiptar i Zadrimës. 

Përpara se vendi të shpallej i pavarur në vitin 1912, dhe më vonë të izolohej si një shtet komunist, Shqipëria kishte qenë e pushtuar, ndër të tjera, nga Perandoria Romake dhe Perandoria Osmane.

Prandaj, kuzhina ka elemente nga traditat ushqimore italiane, turke, osmane dhe greke. Përbërësit e zakonshëm janë vaji i ullirit, uthulla, perimet, erëzat, mishi, ushqimet e detit dhe djathi. Pjata që shërbehet më vete është zakonisht pilafi, buka ose patatja.

Pjata tradicionale e Shqipërisë, Tavë Kosi, është një pjatë me mish qengji që gatuhet në një enë balte dhe shërbehet me oriz, perime dhe salcë kosi.

PJATA TRADICIONALE: Pjata tradicionale e Shqipërisë, Tavë Kosieär është një pjatë me mish qengj që gatuhet në një tenxhere balte dhe shërbehet me oriz, perime dhe salcë kosi. 

Natyra fantastike

Sot, Shqipëria identifikohet shpesh si vendi me plazhe të bukura në detin Adriatik dhe atë Jon. Qytetet bregdetare të Sarandës dhe Durrësit janë kthyer në destinacione të njohura. Por, 70 për qind e vendit përbëhet nga zona malore, pjesërisht të egra dhe të paarritshme, por edhe me mundësi të mira ecjeje.

Autorja e “Turbok Inger”, Karin Natlandsmyr është përgjithësisht kureshtare për vendet ku nuk udhëtojnë të gjithë, veçanërisht ato që kanë qenë të mbyllura për pjesën tjetër të botës për shumë vite.

Autorja e “Turbok Inger” Karin Natlandsmyr, e cila ka udhëtuar në shumë vende, pëfshirë Shqipërinë.

Ajo rezervoi biletat e avionit për në kryeqytetin, Tiranë, dhe iu bashkua një turneu me guidë në male, në vitin 2015. Në atë kohë, Shqipëria ishte ende një territor mjaft i paeksploruar për turistët norvegjezë.

“Ne ecëm në shtigje të bukura nëpër male të larta madhështore, mbi fusha me kërpudha të egra dhe nëpër pyje të mëdha lisi deri në fundet e luginave të harlisura, ku mund të ushqeheshim me kumbulla të verdha të ëmbla dhe qershi me lëng jashtë shtëpive të vjetra që ishin zhvendosur”, tha Natlandsmyr.

NATYRA E EGËR: Pamje të turistëve në zonat malore më të paarritshme në veri të Shqipërisë. 

Nën regjimin komunist, feja u shtyp dhe përfundimisht u ndalua. Në Shqipërinë e sotme, 87,5 për qind shprehen se besojnë te Zoti, një shifër që është ndër më të lartat në Europë, sipas Store norske lexikon.

Rreth 70 për qind e popullsisë janë myslimanë dhe më pak se një e katërta janë të krishterë. Megjithatë, pak shqiptarë i kushtojnë rëndësi të veçantë praktikave dhe ritualeve fetare.

Gjatë komunizmit, kishat, xhamitë dhe objektet e tjera fetare u shkatërruan ose u rrafshuan, por disa prej tyre u përdorën si muze dhe për këtë arsye janë ruajtur. Shumë prej tyre ia vlen të vizitohen.

XHAMIA: Xhamia e Namazgjasë në Tiranë është më e madhja në Shqipëri. Ndonëse shqiptarët janë një popull fetar, pak njërëz merren me ritualet fetare në jetën e përditshme. 

Trashëgimia e komunizmit

Në Shqipëri ka ende shumë shenja të dukshme të dekadave të izolimit. Diktatori Enver Hoxha, i cili drejtoi vendin nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985, kishte ndërtuar rreth 750 mijë bunkerë në Shqipëri. Njerëzit kishin udhëzime për të kërkuar strehim dhe për të mbrojtur vendin në rast sulmi.

Bunkerët janë ende aty, të zhytur në tokë. Disa prej tyre janë shndërruar në gjithçka, nga strehëzat dhe kafenetë deri te strehimoret për kafshët apo magazinat.

KOMUNIZMI: Diktatori Enver Hoxha kishte ndërtuar bunkerë në të gjithë Shqipërinë, të cilët sot mbeten dhe kujtojnë kohën kur vendi ishte i izoluar nga bota e jashtme. 

Moti dhe sezoni i pushimeve

Ashtu si disa vende të rajonit të Mesdheut, Shqipëria ka dimër të ftohtë me reshje dhe verë të nxehtë e të thatë.

Sezoni turistik zakonisht zgjat nga maji deri në tetor, dhe në muajt e verës klima mund të bëhet shumë e nxehtë duke shkaktuar zjarre në pyje, veçanërisht në zonat malore.

/ata.gov.al