“Seven Seas Navigator”, me 437 turistë nga 22 vende të botës viziton Durrësin

0
Kroçera “Seven Seas Navigator” me gjatësi 206 metra u ankorua sot në kalatën 5 të portit të Durrësit.

Nga të dhënat e Autoritetit Portual mësohet se kroçera ka 437 udhëtarë gjithsej, 192 prej të cilëve janë qytetarë të SHBA, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga 22 vende të ndryshme të botës.

21 autobusë turistikë janë nisur tashmë nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Beratit, Tiranës dhe Durrësit.
Kroçera “Seven Seas Navigator” do të vijojë lundrimin sot në mbrëmje drejt Dubrovnikut, (Kroaci).

Megjithëse jemi në mes të tetorit, ankorimi i anijeve, jahteve dhe kroçerave turistike që vizitojnë Shqipërinë edhe nëpërmjet portit të Durrësit, po vazhdon.

Deri në fund të muajit shtator vendin e vizituan mbi 8.1 milionë turistë, ndërkohë që projeksionet janë që të arrihet shifra e 10 milionë turistëve deri në fund të vitit.

/ata.gov.al