Mercedes Benz ka mbajtur përsëri kurorën e markës luksoze me shitjet më të mëdha në botë, duke mposhtur rivalë si BMW dhe Audi për të katërtin vit radhazi.
Fitorja u përcaktua këtë javë ku BMW raportoi shitje prej 2.17 milionë makina vitin e kaluar, në rritje me 2%.
Mercedes deklaroi gjithashtu gjatë javës një rritje të shitjeve prej 1.3% në 2.34 milionë makina për vitin. Marka e Volkswagen, Audi, mbeti prapa të dy gjigantëve. Kërkesa për makinat luksoze është përmirësuar në krahasim me tregun e përgjithshëm, ku ka pasur rënie të shitjeve në shumë rajone si pasojë e ngadalësimit ekonomik dhe konflikteve tregtare.
BMW deklaroi se pret shitje të forta në Kinë, rritje të lehtë në Shtetet e Bashkuara dhe një “ngecje” në Europë.
Modelet SUV të mëdha kanë qenë ndër më të shiturat, nxitur nga X7, e prezantuar vitin e kaluar. Audi deklaroi se linja e re e produkteve do të ndihmojë markën që të ruajë vrullin e shitjeve dhe të fitojë terrenin e humbur ndaj Mercedes dhe BMW në vitet e fundit. Shitjet botërore të Audi u rritën me 1.8% në 1.85 milionë makina.