Vetëm nëpërmjet ujit / Kjo turbinë mund të sigurojë energji elektrike për 60 shtëpi

37

Kjo turbinë vorbull mund të mbulojë dhjetëra shtëpi, duke siguruar energji 24 orë në ditë.

Ndërmarrja belge “Turbulent” ndoshta ka dalë me një zgjidhje për të gjeneruar energji për zonat rurale në shkallë të vogël, por duhet patjetër të jetoni afër një lumi.

Turbina mund të instalohet në shumicën elumenjve  dhe kanaleve, duke përdorur ujin që rrjedh për të prodhuar energji – për të cilën krijuesit pretendojnë se është e mjaftueshme për të fuqizuar deri në 60 shtëpi.

Gjeneratori mund të jetë zgjidhja për sigurimin e energjisë me kosto të ulët për zonat rurale në të gjithë botën.