Mesazhi i Robert Ndrenikës për vajzën e artë, Luiza Gega

226
Entuziazmi për fitoren e Luiza Gegas, si kampione Evrope në 3000 metra me pengesa, ka kapluar qytetarët e institucionet. E para atlete shqiptare që shënon një sukses të tillë, ka marrë edhe urimet e aktorit Robert Ndrenika. 

“Evropën e paskemi patur kaq pranë”, mësohet të ketë thënë ai.

Luiza është gjendur pranë Ndrenikës si dhe artistit Helidon Halidi në kuadër të mikpritjes që i ka bërë Këshilli i Kulturës dhe Sportit i Bashkisë Tiranë, ku bën pjesë edhe aktori.

Atletes i është dhuruar në mënyrë simbolike edhe një buqetë me lule.

Shperblimi

Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord europian shpërblehen me shumën 6 milionë lekë + 4 milione per titullin.