Një mësues matematike në Indi ka shkaktuar bujë pasi ndërtoi gjatë 11 viteve një makinë me energji diellore. Bilal Ahmed u nis për të ndërtuar një automjet ‘luksoz’ dhe të qëndrueshëm që nuk është vetëm për super të pasurit dhe e arriti ëndrrën e tij në qershor 2022.
Rritja e çmimeve të karburantit dhe mungesa e vazhdueshme e Teslës në Indi e bënë dizajnin e zbukuruar me panele diellore të tërhoqë shumë shpejt imagjinatën e entuziastëve të makinave.
“Makinat si Mercedes, Ferrari, BMW janë vetëm një ëndërr për një person të zakonshëm. Vetëm pak njerëz janë në gjendje ta përballojnë atë, ndërkohë që mbetet një ëndërr për të tjerët që të ngasin makina të tilla dhe lëvizin me to. Kam menduar diçka për t’i dhënë një ndjenjë luksoze njerëzve”, tha ai për gazetën Rising Kashmir.
Gjëja e parë e dukshme në lidhje me makinën e Ahmedit është se pothuajse çdo sipërfaqe e disponueshme është e mbuluar me panele diellore, nga mbulesa e motorit deri te xhami i pasmë.
Maksimizimi i sasisë së energjisë që mund të gjenerohej nga sipërfaqja relativisht e vogël e sedanit ishte çelësi i suksesit të tij.
Sipërmarrësi zgjodhi panelet diellore monokristaline, në të cilat çdo qelizë fotovoltaike (PV) është bërë nga një kristal i vetëm silikoni. Këto prodhojnë më shumë kilovat-orë energji elektrike sesa lloji tjetër kryesor i receptorit diellor, panelet polikristaline.
Karakteristika e dytë, ndoshta edhe më e habitshme e dizajnit, është se makina ka ‘krahë pulëbardhash’ që hapen lart. Pavarësisht estetikës DIY, duket se mund të fluturojë me një hov mjaft të fortë.
Kjo risi është për të mundësuar që dyert të kapin sa më shumë rrezet e diellit, duke u kthyer nga qielli. Ahmed shpjegoi se panelet mund të ndryshojnë drejtim, ndërsa dielli lëviz, të operuara me telekomandë.
“Sistemi i frenimit do të rigjenerojë gjithashtu fuqinë e baterive të tij për të kursyer energji,” tha ai. “Është miqësore me mjedisin dhe punon me burime të lira energjetike. Ka një potencial të madh për të revolucionarizuar tregun.”
Është cilësuar si makina e parë diellore e Luginës. Rajoni Jammu dhe Kashmir i Indisë janë me mot tipik “të zymtë”, tha ai. “Kam përdorur panele diellore të cilat mund të japin efikasitet më të lartë edhe në ditët me dritë të ulët dielli.”
Krijimi i Ahmedit është edhe më i mrekullueshëm sepse është arritur pa ndonjë financim të jashtëm. Babai i dy fëmijëve thotë se ka shpenzuar më shumë se 15 lakh Rs gati 18,200 euro për ndërtimin e makinës plotësisht automatike, pas studimit të modeleve të ndryshme të viteve 1950 dhe rrjetëzimit me ekspertë të tjerë.
“Kur fillova projektin dhe edhe pasi e përfundova, askush nuk më dha asnjë ndihmë financiare; nëse do të kisha marrë mbështetjen e nevojshme, ndoshta do të kisha qenë Elon Musk i Indisë ,” u tha ai gazetarëve.
/a2news.com