Mësuesja shqiptare fut gjuhën shqipe në shkollat e Suedisë

65

Zyrafete Loshaj këshilltare për zhvillimin e shumëgjuhësisë në komunën e Linköpings në Suedi ka folur për ndihmën që ajo ka dhënë në implementimin e gjuhën shqipe në programet shkollore.

Për promovimin e gjuhës shqipe unë punoj vazhdimisht. Aty ku kjo gjuhë mungon unë bëj kërkesë që kjo gjuhë të shtohet, sepse ndihmon shumë fëmijë që e kanë gjuhë amtare. Në fillim këtu nuk kishte programe në gjuhën shqipe, por unë isha këmbëngulëse dhe pas 2 vite përpjekje më kërkuan ndihmë për të përkthyer 20 filma në gjuhën shqipe. Këto programe janë vetëm për fëmijë që jetojnë brenda Suedisë dhe jo jashtë saj. Gjithashtu në të njëjtin program kam përkthyer edhe 8 libra të tjerë që janë për fëmijë deri në 8 vjeç, pasi filmat më parë ishin për fëmijë deri në 3 vjeç. Por unë e shikoj që këto përkthime janë në dobi edhe të prindërve, jo vetëm të fëmijëve”, thotë ajo.

Gjithashtu, Zyrafetja ka korrigjuar edhe Enciklopedinë Nacionale të Suedisë për Nënë Terezën pasi atje nuk thuhej se ajo ishte shqiptare. Sipas saj kjo ka qenë një rastësi sepse kur ajo kishte shikuar në enciklopedi se çfarë shkruhej për Nënë Terezën kishte parë se askund nuk ishte fjala shqiptare. Nga hulumtimet që ajo bëri arriti t’u tregonte të gjithëve dhe t’i bindte se ajo ishte shqiptare. Ajo ishte një nga nismëtaret e themelimit të fondacionit ‘Albana’ që ka si synim promovimin e shqiptarëve në mbarë botën.