Kryeson teknologjia, cilat janë profesionet e dekadës së ardhshme

44

Revolucioni industrial 4.0 ka nisur të transformojë rrënjësisht tregun e punës, ku pjesa më e madhe e profesioneve të reja do t’i përkasin fushës së teknologjisë së informacionit. Këtu, çdo risi krijon nevojën për një specialist të asaj teknologjie dhe mundësitë janë të pafundme dhe shtohen dita ditës.

Kjo fushë shihet me interes edhe nga shumë të rinj shqiptarë, që e konsiderojnë një treg me mundësi të mëdha, ku krahas sigurisë dhe pagave të larta, vlerësojnë mundësinë për t’u punësuar nga kompani të huaja, duke jetuar në Shqipëri.

Por e ardhmja premton shumë zanate të reja që lidhen edhe me bujqësinë, si fermerët agroekologjikë, mbrojtjen dhe rigjenerimin e mjedisit, menaxherin dhe këshilluesin financiar të risive siç janë sot kriptovalutat, si edhe profesione që lidhen me ndërveprimin social si këshilltar për jetën dhe imazhin personal, etj.

Sipas një studimi të Institutit për të Ardhmen, nje pjese e profesioneve që do të ekzistojnë në vitin 2030 nuk janë krijuar ende.