Shkarkojeni aplikacionin E-Konsullata nga Appstore dhe Playstore dhe në të do të gjeni kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën për secilin prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata.
Ky aplikacion ka qëllim të dyfishtë: ai u shërben qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, sikundër shërben si udhërrëfyes për çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë jashtë. E-Konsullata ofron informacion të integruar të nevojshëm dhe për operatorët turistikë, agjencitë e investimeve, dhomat e tregtisë.