Miratohen mbi 326 milionë lekë për rikonstruksionin e pallateve në bashkinë Mirditë

27

Këshilli i  Ministrave miratoi përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 326 012 468 lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Mirditë.

Fondi financiar, sipas këtij vendimi, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, dhe i transferohet Bashkisë Mirditë në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.