‘Modernizohet’ edhe Twitter, prezanton opsionin e barazvlefshëm me ‘Story’ në rrjetet e tjera sociale

19

Edhe rrjeti social Twitter po i nënshtrohet ‘’lezetit’’ së mesazheve të përkohshme, të cilat fshihen vetë 24 orë pas postimit të tyre.

Rrjeti social fillon versionin e tij të ‘’Story’’ të krijuara nga Snapchat në një shkallë globale, dhe më pas I ndjekur edhe nga Facebook me Messenger, Instagram, Whatsapp.

Opsioni quhet ‘’Fleets’’ dhe vjen pas një faze eksperimentimi në tregje të ndryshme.

Ideja është të shtyjmë përdoruesit të cicërojnë më shumë duke i lejuar ata të shprehen “me një zemër të lehtë”, sepse fjalitë, citimet, fotot dhe videot zhduken pas 24 orësh pa lënë gjurmë dhe ata nuk marrin ‘’like’’, ose përgjigje publike, por vetëm mesazhe private.

“Fleets janë për ndarjen e mendimeve të çastit. Ato ndihmojnë në fillimin e bisedave dhe qëndrojnë vetëm për 24 orë,” shpjegon Twitter.

“Përmes testeve tona në Brazil, Itali, Indi dhe Korenë e Jugut, mësuam se Fleets i ndihmoi njerëzit të ndiheshin më rehat duke u bashkuar në bisedë. Me Fleets, pamë njerëz që flisnin më shumë në Twitter”, theksoi kompania.